Barcelona ka njoftuar nënshkrimin me sulmuesin anglez Anthony Gordon nga Newcastle United me një kontratë pesëvjeçare.
Burimet i kanë thënë ESPN se marrëveshja vlen fillimisht 70 milionë euro e që potencialisht mund të rritet në mbi 80 milionë euro.
Barça veproi shpejt për të siguruar Gordonin këtë javë, pasi Bayern Munich dhe Liverpool gjithashtu kishin shprehur interesim për 25-vjeçarin.

