Arsenali organizon paradë madhështore për titullin në Angli, pavarësisht humbjes nga PSG

by Nexhat

Pavarësisht humbjes ndaj Paris Saint-Germain në finalen e Champions League, festimet nuk do të ndalen në Londër.

Arsenal do të organizojë këtë të diel një paradë të madhe pranë stadiumit të tij për të festuar titullin e fituar në Premier League.

banner

Sipas planit të klubit londinez, ceremonia do të nisë në orën 14:00 dhe do të përfshijë katër autobusë të hapur, me të cilët skuadrat dhe stafi do të përshëndesin mijëra tifozë përgjatë rrugës së paradës.

Në autobusin e parë do të udhëtojnë kampionët e Premier League, ndërsa në të dytin do të jetë stafi teknik dhe drejtuesit e klubit. Autobusi i tretë do t’i kushtohet ekipit të femrave të Arsenalit.

Një pjesë e tifozëve do të kenë gjithashtu mundësinë të jenë pjesë e festimeve, duke zënë vend në autobusin e katërt të paradës

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy