Gabrieli thyen heshtjen pasi e humbi penalltinë vendimtare në finalen e Championsit

by Nexhat

Mbrojtësi i Arsenalit, Gabriel Magalhães, ka folur për përvojën “e dhimbshme” të humbjes së penalltisë vendimtare në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Paris Saint-Germain.

Braziliani e dërgoi topin mbi traversë në Budapest, duke i dhënë PSG-së titullin e dytë radhazi evropian.

banner

Pavarësisht zhgënjimit personal, ai theksoi krenarinë për sezonin historik të “Topçinjve”.

Skuadra e Mikel Artetas hyri në finale si kampione e Premierligës, duke kaluar në epërsi herët me golin e Kai Havertz. Më pas Ousmane Dembélé barazoi nga penalltia, duke e çuar ndeshjen drejt penalltive.

Në serinë e penalltive, pritja e David Rayas ndaj Nuno Mendesit u neutralizua nga gjuajtja e gabuar e Eberechi Ezes, ndërsa përgjegjësia e fundit ra mbi Gabrielin, i cili nuk arriti të shënonte.

Pas ndeshjes, ai reagoi në rrjetet sociale duke shprehur dhimbjen, por edhe krenarinë për sezonin e zhvilluar.

“Është e dhimbshme, por jam krenar për këtë skuadër dhe për gjithçka që kemi arritur së bashku këtë sezon. Faleminderit tifozëve tanë të jashtëzakonshëm për mbështetjen në çdo hap. E meritoni ta festoni këtë rrugëtim me ne dhe të shijoni paradën! Shihemi sezonin e ardhshëm!!! Me dashuri, Big Gabi”, shkroi ai.

Trajneri Mikel Arteta sqaroi gjithashtu vendimin për renditjen e penalltive, duke thënë se Gabriel kishte marrë vetë përgjegjësinë për goditjen e pestë.

“Ne e kemi përgatitur dhe stërvitur këtë moment. Zakonisht ekzekutuesit janë Bukayo Saka, Martin Ødegaard dhe Kai Havertz. Por në këtë rast, lojtarët ndryshuan për shkak të lodhjes pas 120 minutave, dhe Gabriel mori përgjegjësinë për të gjuajtur i pesti. Fatkeqësisht nuk patëm saktësinë e zakonshme,” shpjegoi Arteta

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy