‘Zbulohet’ se çka mendon Kloppi rreth caktimit të Iraolës si trajner i Liverpoolit

by Nexhat

Legjenda e Liverpoolit dhe ish-trajneri Jürgen Kloppi ka zbuluar më herët mendimin e tij për Andoni Iraolën, i cili aktualisht po përmendet si kandidat për stolin e “Reds”.

Dy sezone pas largimit nga “Anfield”, Klopp – i cili fitoi tetë trofe të mëdhenj me Liverpoolin, përfshirë Ligën e Kampionëve 2018/19 dhe Premierligën 2019/20 – mbetet një figurë me ndikim të madh në opinionin e tifozëve të klubit.

banner

Iraola, i cili së fundmi u largua nga Bournemouthi pas një sezoni të suksesshëm në Premierligë, pritet të zhvillojë bisedime për një kalim te Liverpooli, edhe pse klubi po shqyrton edhe emra të tjerë si Sebastian Hoeneß dhe Pierre Sage.

Kloppi ishte përballur me Iraolën tri herë gjatë kohës së tij në Angli, duke i fituar të gjitha ndeshjet, por pavarësisht kësaj ai kishte folur me respekt të madh për trajnerin spanjoll.

Para fitores 4-0 të Liverpoolit në Bournemouth në janar 2024, Klopp kishte deklaruar:

“Ishte një fillim i vështirë për të në Bournemouth, por më pas ata e kthyen situatën, wow. Ky është trajner i vërtetë. Ai gjeti mënyrën për ta organizuar skuadrën shumë mirë”, tha ai.

Ai kishte shtuar se Bournemouthi luante futboll të mirë, i organizuar dhe kompakt, duke e quajtur punën e Iraolës “proper coaching”.

Iraola, i cili u bashkua me Bournemouthin nga Rayo Vallecano në vitin 2023, kishte nisur me rezultate të dobëta, por më pas e përmirësoi skuadrën deri në përfundim të sezonit në vendin e 12-të, më pas në 9-të dhe së fundmi në 6-të.

Stili i tij me presion të lartë dhe intensitet të madh shihet nga shumë tifozë si më afër filozofisë së Kloppit, krahasuar me qasjen më konservatore që disa i atribuojnë trajnerëve të fundit te Liverpooli.

Edhe legjenda tjetër e klubit, Steven Gerrardi, ka mbështetur idenë se Iraola do të ishte një përshtatje e mirë për “Anfieldin”, duke thënë se “stili i tij i lojës i përshtatet Liverpoolit”, por duke theksuar se ka edhe shumë kandidatë të tjerë për këtë post.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy