Turqia publikon listën e lojtarëve për Kampionat Botëror

by Nexhat

Përzgjedhësi i Kombëtares së Turqisë, Vincenzo Montella, ka bërë publike listën përfundimtare të futbollistëve që do ta përfaqësojnë vendin në Kupën e Botës 2026, duke konfirmuar praninë e emrave më të rëndësishëm të skuadrës, përfshirë Kenan Yildiz, Hakan Calhanoglu, Arda Guler dhe Zeki Celik.

Pasi siguroi rikthimin historik në një Kampionat Botëror pas plot 24 vitesh mungesë, Turqia synon të lërë gjurmë në turneun më të madh të futbollit dhe objektivi i parë i ekipit është kalimi i fazës së grupeve.

banner

Trajneri italian ka vendosur të ndërtojë skuadrën mbi një kombinim të lojtarëve me përvojë dhe talenteve të reja që kanë shkëlqyer në kampionatet elitare evropiane,

Një nga emrat që pritet të ketë rol vendimtar është Arda Guler, i cili konsiderohet si një prej figurave kryesore të përfaqësueses turke në këtë edicion të Botërorit.

Po ashtu, në listë spikat edhe sulmuesi i ri i Juventusit, Kenan Yildiz, i cili vazhdon të konsiderohet si një nga talentet më premtues të futbollit turk. Ndërkohë, kapiteni Hakan Calhanoglu mbetet lideri i mesfushës dhe një nga shtyllat kryesore të skuadrës së Montellës.

Megjithatë, përzgjedhësi turk ka marrë edhe disa vendime të vështira para publikimit të listës finale. Jashtë ekipit kanë mbetur disa futbollistë që ishin pjesë e grupit paraprak, mes tyre Demir Ege Tiknaz, Aral Simsir, Atakan Karazor dhe Ahmetcan Kaplan.

Montella ka preferuar të mbështetet te futbollistët me më shumë eksperiencë ndërkombëtare, duke synuar që skuadra të paraqitet sa më e përgatitur në prag të sfidave të mëdha që e presin në Kupën e Botës.

Turqia bën pjesë në Grupin D të Botërorit 2026 dhe aventurën do ta nisë me ndeshjen ndaj Australisë.

Më pas, turqit do të përballen me Paraguain dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një nga vendet organizatore të këtij edicioni.

Në listën përfundimtare të publikuar nga Montella figurojnë emra të njohur si Altay Bayindir, Merih Demiral, Ferdi Kadioglu, Orkun Kokcu, Arda Guler, Kenan Yildiz, Kerem Akturkoglu dhe Baris Alper Yilmaz.

Me një grup të balancuar mes eksperiencës dhe rinisë, Turqia shpreson të jetë një nga surprizat e këndshme të Kupës së Botës 2026 dhe të rikthejë kujtimet e suksesit historik në skenën më të madhe të futbollit botëror

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy