Ylli i Portugalisë beson se ky nuk do të jetë Botërori i fundit për Ronaldon e Messin

by Nexhat

Rúben Diasi, mbrojtësi i Manchester Cityt, ka thënë se nuk është i bindur që Kupa e Botës 2026 do të jetë fundi për yjet veteranë si Cristiano Ronaldo, Lionel Messi dhe Luka Modrići.

Mbrojtësi portugez ka folur për motivimin e madh që ka kombëtarja e Portugalisë për të fituar trofeun që mungon ende në koleksionin e kapitenit të tyre legjendar.

banner

Duke folur përpara turneut, Diasi reagoi ndaj narrativës se ky mund të jetë “spektakli i fundit” për ikonat e futbollit botëror.

“Do të shohim…”, tha ai, duke mos e pranuar si të sigurt fundin e tyre ndërkombëtar.

Ai theksoi se motivimi për të fituar Kupën e Botës është shumë i madh brenda skuadrës.

“Është një faktor shtesë motivimi,” u shpreh ai, duke nënvizuar dëshirën për t’i dhuruar Ronaldos momentin më të madh të karrierës së tij ndërkombëtare.

Sipas Diasit, skuadra nuk e sheh këtë si presion, por si një mision të përbashkët për të fituar trofeun më të rëndësishëm në futboll.

Në skenën botërore, këta tre lojtarë kanë fituar së bashku 14 Topa të Artë dhe kanë dominuar futbollin modern për më shumë se një dekadë.

Lionel Messi, ylli i Inter Miamit, ka 8 Topa të Artë dhe Kupën e Botës 2022.

Cristiano Ronaldo, i cili luan tek Al Nassr, ka 5 Topa të Artë dhe një Euro 2016 me Portugalinë.

Ndërsa Luka Modrići, tani pjesë e Milanit, ka fituar Topin e Artë në vitin 2018 dhe ka 6 Liga të Kampionëve gjatë karrierës së tij në Real Madrid.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy