Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

by Nexhat

Kandidati për president të Real Madridit, Enrique Riquelme, ka bërë një deklaratë të bujshme që ka tërhequr vëmendjen e botës së futbollit, duke premtuar afrimin e dy yjeve të mëdhenj në rast se fiton zgjedhjet.

Gjatë një paraqitjeje publike, Riquelme zbuloi se objektivat e tij kryesorë në merkato janë mesfushori spanjoll Rodri dhe sulmuesi norvegjez Erling Haaland, të dy aktualisht pjesë e Manchester Cityt.

banner

“Transferimi im superyll është Haaland”, deklaroi Riquelme, duke e cilësuar norvegjezin si afrimin më të rëndësishëm të projektit të tij për të ardhmen e klubit madrilen.

Madje, kandidati për president pretendoi se posedon dokumente të nënshkruara që dëshmojnë se Haaland do t’i bashkohej Real Madridit në rast të fitores së tij në zgjedhje.

Sipas Riquelmes, sulmuesi norvegjez ka një klauzolë lirimi në kontratën e tij me Manchester Cityn, gjë që mund ta lehtësojë transferimin drejt “Santiago Bernabéu”.

“Erling Haaland ka një klauzolë lirimi te Manchester City. Nëse fitoj zgjedhjet, ai do të luajë për Real Madridin”, u shpreh ai.

Deklaratat kanë shkaktuar reagime të shumta në mediat spanjolle dhe rrjetet sociale, pasi Haaland prej kohësh konsiderohet një nga ëndrrat më të mëdha të tifozëve të Real Madridit.

Megjithatë, deri më tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga Manchester City, Haaland apo përfaqësuesit e tij lidhur me pretendimet e Riquelmes. Pavarësisht kësaj, premtimi për afrimin e Haalandit dhe Rodrit pritet të jetë një nga temat më të nxehta të garës për presidencën e klubit madrilen.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy