Real Madridi siguron Dumfriesin, aktivizon klauzolën dhe mbyll transferimin

by Nexhat

Real Madridi ka përfunduar një tjetër transferim të rëndësishëm në afatin kalimtar të verës, duke siguruar shërbimet e mbrojtësit holandez Denzel Dumfries.

Sipas informacioneve të fundit, klubi madrilen ka njoftuar zyrtarisht Interin për aktivizimin e klauzolës së lirimit të futbollistit, duke dorëzuar dokumentacionin përkatës për finalizimin e marrëveshjes.

banner

Dumfries ka kryer gjatë ditës edhe kontrollimet mjekësore në Holandë, ndërsa të gjitha procedurat e transferimit tashmë janë përfunduar me sukses.

Interi do të përfitojë 20 milionë euro nga shitja e reprezentuesit holandez, i cili pritet të bëhet një nga përforcimet e rëndësishme të skuadrës madrilene për sezonin e ri.

Me këtë lëvizje, Real Madridi vazhdon të forcojë repartin defensiv, duke shtuar në skuadër një futbollist me përvojë të madhe në nivelin më të lartë evropian dhe ndërkombëtar.

Zyrtarizimi i transferimit pritet të vijë shumë shpejt, por marrëveshja tashmë konsiderohet e mbyllur, me Dumfries që do të veshë fanellën e “Los Blancos” në sezonin e ardhshëm.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy