Cristian Chivu do të vazhdojë të jetë në krye të Interit edhe për disa vite të tjera. Klubi zikaltër ka arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës së trajnerit rumun deri në verën e vitit 2028, me opsion për ta zgjatur bashkëpunimin edhe për një sezon shtesë, deri në vitin 2029.
Sipas marrëveshjes së re, Chivu do të përfitojë rreth 4 milionë euro në sezon, duke konfirmuar besimin e plotë që drejtuesit e Interit kanë ndaj projektit të tij.
Ky rinovim vjen pas një sezoni të jashtëzakonshëm për trajnerin rumun, i cili në vitin e tij të parë në stolin zikaltër arriti të fitojë dy trofe të rëndësishëm. Nën drejtimin e Chivut, Interi u shpall kampion i Italisë dhe gjithashtu triumfoi në Kupën e Italisë, duke kurorëzuar një sezon të suksesshëm.
Drejtuesit e klubit e shohin Chivun si njeriun e duhur për të udhëhequr skuadrën edhe në vitet e ardhshme, ndërsa synimi mbetet ruajtja e dominimit në futbollin italian dhe konkurrimi në nivelet më të larta evropiane.
Me kontratën e re tashmë të konfirmuar, Chivu do të ketë mundësinë të vazhdojë ndërtimin e projektit të tij te Interi, me objektivin për të shtuar edhe më shumë trofe në vitrinën e klubit

