FC Prishtina ndahet me trajnerin Alban Dragusha

by Nexhat

FC Prishtina ka njoftuar se i ka ndarë rrugët me trajnerin Alban Dragusha.

Bashkëpunimi mes tyre nuk zgjati shumë pasi Dragusha iu bashkua ekipit kryeqytetas pak muaj më parë për ta zëvendësuar Afrim Tovërlanin, ndërsa ishte larguar nga Ramiz Sadiku,

banner

Në mungesë të arritjes së objektivave dhe pas mbetjes jashtë garave evropiane, prishtinasit planifikojnë të bëjnë ndryshime të mëdha gjatë verës dhe revolucionin e kanë nisur prej shtabit teknik.

Më poshtë mund ta lexoni njoftimin e Bardhekaltërve për ndarjen me Dragushën.

“FC Prishtina njofton se me marrëveshje të dyanshme është ndërprerë bashkëpunimi me trajnerin Alban Dragusha.”

“Dragusha udhëhoqi ekipin tonë në 11 ndeshje gjatë fazës së fundit të kampionatit, duke dhënë kontributin e tij profesional dhe përkushtimin maksimal për klubin.”

“Klubi e falënderon trajnerin Alban Dragusha për punën dhe angazhimin e treguar gjatë kësaj periudhe, duke i uruar njëkohësisht shumë suksese në vazhdim të karrierës së tij.” 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy