Franca ka pësuar një humbje befasuese në miqësore, një javë para fillimit të Kampionatit Botëror.
“Gjelat” pësuan 1:2 ndaj Bregut të Fildishtë në miqësore, shkruan Gazeta Express.
Cherki kaloi francezët në epërsi me gol në minutën e 45-të të ndeshjes, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.
Por, në të dytën ishte Bregu i Fildishtë që shënoi dy gola për ta përmbysuur komplet rezultatin.
Fillimisht, Doue barazoi shifrat në minutën e 53-të të ndeshjes.
Pas golit, Doue asistoi për Diallon që shënoi për 1:2 në minutën e 84-të.

