Cilat janë kombëtaret më të vlefshme në Botërorin e vitit 2026?

by Nexhat

Tani që janë publikuar emrat e 1,248 lojtarëve që do të marrin pjesë në Kupën e Botës së parë me 48 ekipe, Franca dominon në renditjen e vlerës së tregut.

“Les Bleus” nuk kanë rival dhe janë skuadra më e vlefshme që shkon në turne.

banner

26 lojtarët e Francës janë më të vlerësuarit nga çdo skuadër në Kupën e Botës.

Sipas faqes së specializuar “Transfermarkt”, vlera totale e tyre e tregut është 1.66 miliardë dollarë, me një mesatare prej 63.7 milionë dollarësh për lojtar.

Kjo shifër rritet nga ndikimi i Kylian Mbappés, i vlerësuar me 217 milionë dollarë, dhe Michael Olises, i cili ka arritur në 163 milionë dollarë pas një viti të jashtëzakonshëm te Bayern Munichu.

Menjëherë pas Francës renditet Anglia, Spanja dhe Portugalia, të vetmet skuadra të tjera me vlerë mbi 1.09 miliardë dollarë.

Anglia, me Jude Bellinghamin (152 milionë dollarë), Declan Rice dhe Bukayo Sakan (130 milionë dollarë secili), ndjek Francën nga afër me 1.42 miliardë dollarë, duke u renditur gjithashtu ndër ekipet më të vlefshme të turneut.

Spanja kompleton podiumin.

“La Roja” ka Lamine Yamalin (217 milionë dollarë) dhe Pedrin (163 milionë dollarë) si lojtarët e saj më të vlefshëm.

Kombëtarja është shumë pranë Anglisë, me 1.37 miliardë dollarë në total, që përkthehet në një mesatare prej 52.5 milionë dollarësh për secilin nga 26 lojtarët.

Norvegjia është ngjitur në vendin e nëntë, me rreth 652 milionë dollarë, kryesisht falë Erling Haalandit, i cili vlerësohet gjithashtu me 217 milionë dollarë.

Së bashku me Yamalin dhe Mbappén, ai është një nga vetëm tre lojtarët me këtë vlerë.

Nga këto tre kombëtare, Spanja ka moshën mesatare më të ulët.

Skuadra e saj ka mesatare 26.7 vjeç, krahasuar me 27 për Francën dhe 27.1 për Anglinë, megjithëse mesatarja më e ulët mes të gjitha skuadrave me 26 lojtarë i përket Bregut të Fildishtë.

“Elefantët” kanë mesatare vetëm 25.8 vjeç, ndërsa Panamaja ka skuadrën më të vjetër me 30.4 vjeç.

Spanja renditet e gjashta nga fundi, duke qenë një nga ekipet më të reja në turne.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy