Dardanet “ia gjejnë hallin” Gjibraltarit, sigurojnë Ligën B dhe “play-off”-in e Botërorit 2027

by Nexhat

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave ka shënuar fitore të thellë ndaj Gjibraltarit, me rezultat 8:0, në ndeshjen e fundit të Grupit 2 të Ligës C në kualifikimet për Kupën e Botës 2027, duke realizuar sukses historik me kualifikim në ‘play-off’ si dhe promovim në Ligën B për ciklin e ardhshëm kualifikues.

Dardanet, të vetëdijshme se në këtë ndeshje kishin nevojë për fitore me sa shumë gola, e nisën furishëm ndeshjen dhe kaluan në epërsi që në minutën e tretë, kur Donjeta Halilaj e dërgoi topin në rrjetë.

banner

Vetëm katër minuta më vonë, Erëleta Memeti realizoi për 2:0, ndërsa Kaltrina Biqkaj e trefishoi epërsinë në minutën e 14-të.

Memeti realizoi golin e saj të dytë personal në minutën e 21-të, duke e çuar rezultatin në 4:0. Para përfundimit të pjesës së parë, Blerta Smaili shënoi në minutën e 32-të për rezultatin 5:0.

Kosova vazhdoi dominimin edhe në pjesën e dytë. Modesta Uka realizoi golin e gjashtë në minutën e 68-të, ndërsa Smaili shënoi për herë të dytë në minutën e 76-të. Rezultatin përfundimtar, 8:0, e vulosi Gentiana Fetaj në minutën e 84-të.

Me këtë fitore bindëse, Kosova e përfundoi grupin në pozitën e parë, me pikë të barabarta me Kroacinë (nga 15), por me goldallim më të mirë.

Dardanet kështu siguruan kalimin në Ligën B për ciklin e ardhshëm kualifikues, si dhe pjesëmarrjen në fazën e “play-off”-it të kualifikimeve për Kupën e Botës 2027.

Kjo paraqitje e jashtëzakonshme vulosi një cikël shumë të suksesshëm për futbollistet e Kosovës, të cilat dëshmuan cilësi dhe karakter të lartë në çdo ndeshje.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy