Portieri argjentinas Emiliano “Dibu” Martimez është shumë pranë arritjes së marrëveshjes personale me Juventusin.
Sipas mediave italiane, klubi nga Torino po e sheh 33-vjeçarin si zgjidhjen ideale për portën dhe pritet që së shpejti të nisë negociatat edhe me Aston Villën.
Martinez dëshiron largimin nga klubi anglez, ndërsa Juventusi po kërkon një portier të ri pasi nuk është plotësisht i bindur nga opsionet aktuale.
Megjithëse ka kontratë me Aston Villën deri në vitin 2029, transferimi i tij në Torino duket gjithnjë e më afër

