Rriten ndjeshëm pagat e gjyqtarëve në Kupën e Botës 2026

by Nexhat

Pagat për gjyqtarët që do të ndajnë drejtësinë në ndeshjet e Kupës së Botës 2026 janë rritur ndjeshëm, duke u dyfishuar në krahasim me edicionin e vitit 2014, raporton”The Times”.

Sipas kësaj gazete, një gjyqtar kryesor do të përfitojë një pagë bazë prej rreth 86.000 eurosh për pjesëmarrjen në turne, pa përfshirë bonuset shtesë që lidhen me fazat e avancuara të garës.

banner

Nëse një gjyqtar përzgjidhet për të drejtuar ndeshje në fazën me eliminim direkt, përfitimet e tij rriten ndjeshëm, duke e bërë totalin e pagesës dukshëm më të lartë.

Në krahasim, në Botërorin 2022 në Katar, gjyqtarët kishin përfituar rreth 60.000 euro për pjesëmarrje në turne.

FIFA ka përzgjedhur gjithsej 52 gjyqtarë kryesorë, 88 asistentë dhe 30 zyrtarë VAR për të gjykuar 104 ndeshjet e Botërorit të ardhshëm, që përfaqëson një rritje të konsiderueshme të numrit të takimeve krahasuar me edicionin e Katarit 2022.

Sipas mediave ndërkombëtare, kjo rritje e shpërblimeve vjen si pjesë e përpjekjeve të FIFA-s për të rritur profesionalizmin dhe motivimin e trupës së gjyqtarëve në turneun më të madh të futbollit botëror

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy