Real Madrid zyrtarizon rikthimin e Mourinho si trajner

by Nexhat

Real Madrid ka njoftuar zyrtarisht emërimin e Jose Mourinho si trajner të ri të skuadrës, me një kontratë trevjeçare.

Trajneri portugez do ta nisë zyrtarisht punën më 13 korrik, kur skuadra e Real Madrid rikthehet për përgatitjet parasezonale.

banner

Ky është rikthimi i Mourinhos te Real Madridi pas periudhës së tij të parë në klub, që zgjati tre sezone dhe përfundoi në vitin 2013. Tani, ai rikthehet me synimin për të përsëritur suksesin e asaj kohe.

Klubi spanjoll ka paguar 15 milionë euro klauzolën e lirimit të tij nga Benfica për të finalizuar marrëveshjen.

Gjashtëdhjetë e tre vjeçari largohet nga Benfica pas një sezoni pa trofe, ku skuadra nuk arriti të kualifikohej në Champions League dhe e mbylli kampionatin në vendin e tretë në kampionatin portugez. 

Pavarësisht rezultateve jo shumë të mira, ai mbetet një nga emrat më të mëdhenj të trajnerëve në futbollin evropian.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy