Presidenti i Interit, Giuseppe Marotta, raportohet se ka udhëtuar në Madrid për të diskutuar për dy futbollistë të Real Madridit.
Sipas mediave italiane, trajneri Jose Mourinho mund të luajë rol kyç në të ardhmen e Arda Guler dhe Nicolas Palacios, të cilët janë në radarët e klubit zikaltër,
Interi po kërkon të forcojë skuadrën për sezonin e ardhshëm dhe emrat e Gülerit e Palaciosit shihen si investime me potencial të madh për të ardhmen.
Bisedimet pritet të vazhdojnë në ditët në vijim, ndërsa mbetet të shihet nëse do të ketë zhvillime konkrete në këtë drejtim.

