Kosovë-Shqipëri: FSK dhe FARSH trajnohen për veprime të përbashkëta

by Nexhat

Në kuadër të bashkëpunimit bilateral ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë kanë marrë pjesë në një trajnim të përbashkët në fushën e kërkim-shpëtimit urban.

Trajnimi “Kërkim-Shpëtim Urban Bazik dhe i Avancuar” është realizuar në Qendrën Ndërkombëtare Trajnuese për Kërkim-Shpëtim të Gardës Kombëtare të FSK-së dhe ka përfshirë ushtarakë nga të dyja forcat, ka njoftuar FSK në Facebook.

banner

“Në trajnim u shtjelluan tema që kanë të bëjnë me përgatitjen dhe aftësimin e kursantëve për reagim në katastrofa natyrore dhe njerëzore, planifikim, zhvillimin e detyrave individuale si kërkues-shpëtues në një katastrofë urbane, puna ekipore në operacione të shpëtimit, përdorimi i pajisjeve adekuate, aplikimi i pajandrimeve, dhënia e ndihmës së parë në katastrofa urbane etj. Ky trajnim është vazhdimësi e bashkëpunimeve të rëndësishme drejt rritjes së kapaciteteve për reagim në situata emergjente urbane dhe forcon ndërveprimin ndërmjet dy vendeve tona”, thotë FSK.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy