Kombëtarja e Kosovës ka dëshpëruar me paraqitje dhe me humbjen nga Shqipëria.
Kosova ka humbur edhe gjasat për të avancuar në raundin e dytë të parakualifikimeve për “Eurobasket 2029”.
Kosova këtë të enjte mbrëma në palestrën thuajse të zbrazët “Sezai Surroi” në Prizren, u mposht me rezultatin 89-82 nga Shqipëria.
Kosovës i ka mbetur edhe një ndeshje për ta luajtur në Grupin C.
Më 5 korrik, kombëtarja e Kosovës luan në udhëtim te Sllovakia.

