Spanja e ka mbyllur pjesën e parë në epërsi, në ndeshjen ndaj Austrisë.
Kjo ndeshje, që i përket 1/16 së finales, është mbyllur me epërsi të spanjollëve pas 45-minutëshit të parë.
Spanja po fiton minimalisht, pas golit të shënuar nga Mikel Oyarzabal.
Sulmuesi i Real Sociedadit shënoi në minutën e 36-të, pas asistimit nga Marc Cucurella.
Fituesi i kësaj përballjeje do të luajë ndaj fituesit të përballjes mes Portugalisë dhe Kroacisë, që luhet në mesnatën e 3 korrikut.
Takimit mes fituesve të këtyre çifteve do të luajnë më 6 korrik në Teksas.

