Jürgen Klopp është gati për sfidën e radhës në karrierën e tij. Trajneri i njohur gjerman ka pranuar ofertën për të marrë drejtimin e përfaqësueses së Gjermanisë dhe pritet të emërohet zyrtarisht si selektori i ri i “Panzerëve”.
Sipas raportimit të gazetarit Fabrizio Romano, marrëveshja është arritur dhe Klopp do të marrë drejtimin e kombëtares, ndërsa aktualisht po finalizohen detajet e kontratës afatgjatë, projekti sportiv si dhe largimi i tij nga Red Bull Group.
Ish-trajneri i Borussia Dortmundit dhe Liverpoolit rikthehet kështu në pankinë pas një periudhe jashtë futbollit të përditshëm, duke marrë përsipër një nga detyrat më të rëndësishme në futbollin ndërkombëtar.
Emërimi i Klopp pritet të sjellë një epokë të re për Gjermaninë, me synimin për ta rikthyer kombëtaren mes pretendentëve kryesorë për trofetë më të mëdhenj në arenën ndërkombëtare.
Njoftimi zyrtar pritet të bëhet sapo të përfundojnë procedurat e fundit administrative dhe kontraktuale.

