Portieri i Paraguait e sulmon Mbappen: Refuzoi të ma shtrëngonte dorën

by Nexhat

Portieri i Paraguait, Orlando Gill, e ka shprehur zhgënjimin e tij ndaj Kylian Mbappes pas përfundimit të ndeshjes së Botërorit 2026, ku Franca fitoi 1-0 dhe e siguroi kualifikimin në çerekfinale.

Gill, i cili u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes, tregoi se pas vërshëllimës përfundimtare iu afrua sulmuesit francez për ta përgëzuar, por ky i fundit refuzoi t’ia shtrëngonte dorën.

banner

“Shkova te Mbappe për ta uruar, por ai nuk deshi të ma shtrëngonte dorën. Është futboll, në ato momente e humba pak kontrollin, por më pas u qetësova. Doja vetëm ta përgëzoja, sepse Franca po zhvillon një Botëror të madh dhe është një nga favoritët kryesorë për ta fituar trofeun”, deklaroi portieri paraguajan,

Pas incidentit, Gill e pranoi se reagoi me nervozizëm, ndërsa theksoi se gjithçka ndodhi në vapën e emocioneve të ndeshjes.

Ndërkohë, Franca e vazhdon rrugëtimin në Botërorin 2026 dhe në çerekfinale do të përballet me Marokun, pas një sfide të ashpër ndaj Paraguait, e cila u vendos nga goli i Mbappes nga pika e bardhë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy