Unitedi po përgatitë një lëvizje befasuese për yllin e Chelseat

by Nexhat

Manchester Unitedi po përgatitë një lëvizje befasuese për një lojtar të Chelseat, pasi dështoi në përpjekjet për të transferuar Mateus Fernandesin, sipas raportimeve.

Mesfusha është një nga prioritetet kryesore të United gjatë afatit kalimtar veror, pas largimit të Casemiros si lojtar i lirë dhe dëmtimit serioz në gju të Manuel Ugartes në Kupën e Botës.

banner

Ishte gjerësisht e pranuar se Unitedi kishte mungesë të një mesfushori edhe sezonin e kaluar, ndaj klubi veproi shpejt duke arritur marrëveshje prej 35 milionë paundësh me Atalantën për transferimin e brazilianit Ederson.

25-vjeçari u thirr në momentet e fundit në kombëtaren e Brazilit për Kupën e Botës si zëvendësues i një lojtari të dëmtuar, çka do të thotë se transferimi i tij nuk pritet të finalizohet dhe të zyrtarizohet plotësisht deri më vonë gjatë muajit korrik.

Unitedi ishte gjithashtu i interesuar për transferimin e Mateus Fernandesit nga West Hami, që ra nga liga, por Tottenhami pranoi një ofertë prej 85 milionë paundësh për reprezentuesin portugez.

Sipas “Manchester Evening News”, Unitedi thjesht nuk ishte i gatshëm të barazonte vlerësimin e Tottenhamit dhe si rezultat u detyrua të hiqte dorë nga ndjekja e lojtarit.

Raporti shton se klubi “mbetet i bindur” se mund të sigurojë marrëveshje për mesfushorë të tjerë dhe se gjatë kontakteve fillestare me përfaqësuesit e Fernandesit nuk ishte plotësisht e qartë se cili ishte klubi i preferuar i lojtarit.

Kërkimi për përforcime në mesfushë duket se e ka çuar Unitedin deri në “Stamford Bridge”, pasi “The Guardian” raporton se klubi po përgatit një ofertë surprizë për Andrey Santosin.

Santosi e kaloi sezonin 2024/25 në huazim te skuadra franceze Strasbourg, ku punoi nën drejtimin e trajnerit Liam Roseniorit, i cili më vonë mori drejtimin e Chelseat.

Ai zhvilloi 43 paraqitje në të gjitha garat gjatë sezonit të kaluar, pas rikthimit te Chelsea, dhe ishte pjesë e skuadrës që fitoi Kupën e Botës për Klube nën drejtimin e Enzo Marescas.

22-vjeçari nuk u përfshi në listën e Brazilit për Kupën e Botës, por që nga debutimi i tij në vitin 2023 ka regjistruar gjashtë paraqitje me kombëtaren A.

Sipas “The Guardian”, Santosi është “i hapur” për t’u larguar nga Chelsea, pasi e ka pranuar se sërish do ta ketë të vështirë të gjejë minuta, për shkak të konkurrencës nga Moises Caicedo dhe Enzo Fernandez.

Përpjekja e pasuksesshme e Chelseat për të transferuar kapitenin e Sunderlandit, Granit Xhakën – mesfushori do të qëndrojë te “Stadium of Light” – tregon se londinezët ende kërkojnë të shtojnë alternativa në mesfushë, dhe çdo afrim në atë repart mund ta bëjë Santosin të tepërt në skuadër.

Megjithatë, për momentin, Chelsea kërkon 50 milionë paundë nga klubet e interesuara për ta shitur brazilianin, të cilin e transferoi nga Vasco da Gama në vitin 2023.

Edhe pse luan kryesisht si mesfushor mbrojtës, Santosi është gjithashtu një kërcënim në fazën sulmuese.

Ai shënoi 12 gola në 45 ndeshje për Strasbourgun gjatë periudhës së tij 18-mujore në huazim.

Nëse interesi i Unitedit avancon më tej, Santosi do të bëhej lojtari i dytë i ekipit të parë që largohet përfundimisht nga Chelsea këtë verë, pasi Marc Cucurella pranoi të transferohej te Real Madridi në muajin qershor.

Reprezentuesi i Spanjës, i cili aktualisht ndodhet në Kupën e Botës, e përfundoi zyrtarisht transferimin e tij prej 47.5 milionë paundësh në “Bernabéu” më 1 korrik, ndërsa Chelsea reagoi menjëherë duke transferuar mbrojtësin e krahut të Atalantës dhe Italisë, Marco Pelestra, si zëvendësuesin e tij për rreth 47 milionë paundë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy