Superylli i Portugalisë dhe i futbollit, Cristiano Ronaldo, ka shpërthyer në lot pas eliminimit nga Kupa e Botës.
Portugalia u eliminua nga Spanja me rezultat 1:0 me Mikel Merinon që shënoi në minutën e 91 të ndeshjes.
Ky ka qenë edhe Botërori i fundit për Ronaldon.
Pavarësisht, se ish-ylli i Real Madridit e shumë skuadrave evropiane nuk ka arritur të fitojë Kupën e Botës, Ronaldo është në mesin e futbollistëve më të mirë që njeh historia e futbollit.
Ai ka thyer disa rekorde gjatë paraqitjes për herë të gjashtë në Kupë të Botës.


