Shpenzimet, tërheqja e forcav amerikane: Çështjet kryesore që liderët e NATO-s do të përpiqen t’i trajtojnë në Ankara

by Nexhat

Shpenzimet për mbrojtjen: Vitin e kaluar, krerët e shteteve të NATO-s u zotuan se qeveritë e tyre do të shpenzojnë gjithsej 5% të PBB-së për aktivitetet e mbrojtjes dhe sigurisë deri në vitin 2035, një rritje nga objektivi prej 2% të PBB-së i miratuar në vitin 2014. Sipas marrëveshjes së vendeve anëtare të NATO-s, kjo rritje ishte e nevojshme për shkak të kërcënimit të vazhdueshëm ndaj NATO-s nga Rusia dhe terrorizmi global. Spanja siguroi një përjashtim nga rregullat e reja, për aq kohë sa ajo ruan kërkesat e saj për kapacitete.

Megjithatë, disa anëtarë po hasin vështirësi për t’i përmbushur edhe objektivat aktuale dhe kanë paralajmëruar se mund të mos jenë në gjendje – ose të gatshëm – për t’i rritur shpenzimet. Kjo ka të ngjarë të jetë një pikë e madhe mosmarrëveshjeje, duke pasur parasysh fokusin e presidentit amerikan Donald Trump te shpenzimet, shkruan CNN.

banner

Tërheqja e forcave amerikane nga Europa: Trump më herët ka kërcënuar se do t’i tërheqë disa forca amerikane nga Europa dhe Pentagoni tashmë ka anuluar dy dislokime ushtarake amerikane në Europë dhe ka urdhëruar largimin e personelit tjetër nga kontinenti.

Në samit, anëtarët europianë të NATO-s do të përpiqen t’i shpjegojnë Trumpit pse prania amerikane në Europë vazhdon të jetë e dobishme për të dyja anët e Atlantikut. Së paku, ata do të përpiqen të marrin nga Trumpi njëfarë qartësie për të ardhmen e dislokimeve amerikane.

Ukraina: Europa ka hasur vështirësi për të ndërhyrë pas tërheqjes së ndihmës ushtarake amerikane për Ukrainën, edhe pse nevoja për armë të kushtueshme është rritur vetëm më shumë, ndërsa Rusia ka shtuar ndjeshëm sulmet e saj ajrore kundër Ukrainës.

Lufta në Iran: Trump ka kritikuar vazhdimisht vendet e tjera të NATO-s për refuzimin e tyre për t’u përfshirë në luftën amerikano-izraelite kundër Iranit. Ai personalisht ka qortuar disa liderë evropianë që marrin pjesë në samit, përfshirë kryeministrin në largim të Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, kancelarin gjerman Friedrich Merz dhe aleaten e tij të dikurshme Giorgia Meloni, kryeministren e Italisë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy