Modric i turpëruar pas humbjes 7-0: Për herë të parë në 20 vjet ndihem kështu

by Nexhat

Luka Modrić nuk e ka fshehur zhgënjimin pas humbjes katastrofale të Kroacisë ndaj Anglisë.

Kroacia u mposht me rezultat të thellë 7-0 në Rijekë, duke regjistruar humbjen më të rëndë në historinë e saj. Rekordi i mëparshëm negativ ishte humbja 6-0 ndaj Spanjës në vitin 2018.

banner

Modrić, kapiteni dhe futbollisti me më së shumti paraqitje në historinë e Kroacisë, e cilësoi paraqitjen ndaj Anglisë si të papranueshme.

“Është e vështirë të gjesh një shpjegim për një paraqitje të tillë, pa duele, pa faulle, pa agresivitet, pa bashkim. Jam këtu prej 20 vitesh, por për herë të parë ndihem i turpëruar pas një ndeshjeje”, deklaroi Modrić për “Jutarnji”.

“Mun­d të humbësh, ose të luash ndaj një kundërshtari që është më i mirë – dhe Anglia aktualisht është më e mirë. Por të humbasësh në këtë mënyrë dhe të shkatërrosh reputacionin që kemi ndërtuar ndër vite është e papranueshme.”

41-vjeçari ishte edhe më i ashpër në përshkrimin e paraqitjes së bashkëlojtarëve.

“Nuk mund të luash futboll kështu. Nuk mund të luash sikur ke dy lojtarë më pak. Ne dukeshim sikur kishim katër apo pesë lojtarë më pak. Një natë katastrofale”, shtoi ai.

Kroacia tani duhet të reagojë menjëherë, pasi të martën e pret Spanjën në Split. Kampionët e botës kanë fituar të gjitha ndeshjet e tyre në Ligën e Kombeve dhe në përballjen e parë mes tyre triumfuan 4-1.

“Duhet të mblidhemi, të qëndrojmë bashkë, sepse na pret një tjetër ndeshje e vështirë. Duhet të tregojmë ngjyrat tona të vërteta, se kemi karakter, krenari, dëshirë, gatishmëri dhe bashkim. Këto gjëra nuk mund të humbin brenda një nate”, përfundoi Modrić.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy