Begaj pas vizitës në Luginë: I inkurajova liderët të bashkohen për interesin kombëtar, ua garantova mbështetjen e Shqipërisë

by Nexhat

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka vizituar të martën Luginën e Preshevës, ku është takuar me përfaqësuesit politikë shqiptarë të kësaj treve.

Ai bëri të ditur se ka zhvilluar bisedime me kryetaren e Preshevës, Ardita Sinani, kryetarin e Bujanocit, Arbër Pajaziti, deputetin shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberin, si dhe kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepin. Begaj kërkoi unitet politik të faktorit shqiptar.

banner

Begaj tha se gjatë takimeve është diskutuar për shqetësimet e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, forcimin e bashkëpunimit të faktorit politik shqiptar dhe projektet që synojnë mbështetjen e të rinjve. 

Postimi i plotë:

Vizitova sot Luginën e Preshevës, ku jetojnë shqiptarë në trojet e veta, fatkeqësisht jashtë trupit amë.

Më pritën me flamur e zemrat plot dashuri, si vëllai pret vëllanë. Biseduam me kryetarët e komunave, Ardita Sinani dhe Arbër Bajazitin, deputetin e vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberin, dhe kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar të Luginës së Preshevës, Enkel Rexhepin, për adresimin e shqetësimeve të shqiptarëve të Luginës, për forcimin e bashkimit të faktorit shqiptar, si edhe për projektet që do të ndihmojnë rininë e këtushme.

I inkurajova liderët politikë të kësaj treve të bashkohen sa herë bëhet fjalë për interesin kombëtar, për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Si President i Republikës së Shqipërisë, u garantova mbështetjen e Shqipërisë për adresimin e çështjes së Luginës së Preshevës, përfaqësimin e drejtë në institucione, shqetësimin për pasivizimin e adresave, si dhe të drejtën e përdorimit të gjuhës amtare dhe të simboleve kombëtare.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy