Tetë shtete anëtare të BE’së kundërshtojnë hapjen e Kapitullit 3 për Serbinë, mes tyre edhe dy shtete fqinje  – raportojnë mediat

by Nexhat

Ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Europian, të mbledhur në Komitetin e Përfaqësuesve të Përhershëm (COREPER), nuk i dhanë dritën jeshile Serbisë për hapjen e Kapitullit 3 në takimin e sotëm të mbajtur në Bruksel, mëson jozyrtarisht portali serb Savremena Politika, siç raporton Danas.

Sipas burimeve nga qarqet diplomatike, tetë shtete anëtare të BE-së ishin kundër që Beogradi të merrte një hap tjetër në procesin e integrimit europian. Në këtë listë bëjnë pjesë: Holanda, Belgjika, Bullgaria, Kroacia, Suedia, si dhe tri shtetet baltike – Estonia, Lituania dhe Letonia.

banner

Si arsyet kryesore të kundërshtimit, këto shtete përmendën gjendjen në fushën e sundimit të ligjit në Serbi, si dhe mospërputhjen e mjaftueshme të Beogradit me politikën e jashtme dhe të sigurisë të Bashkimit Europian, përfshirë mosvendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.

Sipas informacioneve jozyrtare të portalit Savremena Politika, çështja e hapjes së Kapitullit 3 për Serbinë pritet të jetë në rendin e ditës edhe në një takim tjetër të COREPER-it javën e ardhshme, si dhe në mbledhjen e Këshillit të BE-së për çështje të përgjithshme, e cila është caktuar të mbahet më 14 korrik. Megjithatë, nuk ka gjasa reale që shtetet që e kundërshtojnë këtë hap të ndryshojnë qëndrimin e tyre

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy