Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u tha aleatëve të NATO-s se dëshiron që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të mbeten pjesë e aleancës, gjatë takimit të liderëve sot në Ankara, sipas “Reuters” .
Gjatë takimit të mbyllur të samitit, Trump tha gjithashtu se, SHBA-ja ishte e gatshme të vazhdonte shitjen e armëve për aleatët, pavarësisht se si do të përdoreshin ato, tha burimi, i cili kërkoi të mos identifikohej.
Shtëpia e Bardhë nuk komentoi menjëherë mbi deklaratat e Trump gjatë takimit.
Sipas burimit, Trump nuk i përsëriti kritikat e tij ndaj aleatit të NATO-s, Spanjës, dhe as njoftimin e tij për përfundimin e marrëveshjes së përkohshme të armëpushimit me Iranin gjatë takimit.
Ai gjithashtu nuk përmendi çështjen e Groenlandës, e cila ka shkaktuar tensione brenda aleancës, shtoi burimi.
Më herët, lideri amerikan kishte urdhëruar ndalimin e tregtisë me Spanjën, për shkak të mosmarrëveshjeve lidhur me shpenzimet për mbrojtjen dhe luftën në Iran

