Raporti i BQK-së: “Fukarallëkut” i shtohen edhe kreditë

by Nexhat

Për të përballuar shpenzimet dhe vështirësitë ekonomike, qytetarët e Kosovës kanë marrë mbi 347 mijë kredi gjatë vitit 2025, përfshirë kredi konsumuese, hipotekare, mbitërheqje dhe forma të tjera financimi.

Sipas të dhënave, rreth 1.2 miliard euro janë dhënë për kredi konsumuese, ndërsa 1.5 miliard euro për biznese.

banner

Ish-zëvendësguvernatori i Bankës Qendrore, Sokol Havolli, thotë se rritja e kreditimit ka ardhur si pasojë e rritjes së çmimeve dhe nevojës së familjeve për të mbuluar shpenzimet.

Ekspertët e ekonomisë kritikojnë politikat financiare të vendit, duke vlerësuar se kreditë duhet të orientohen më shumë drejt investimeve dhe zhvillimit të prodhimit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy