Pep Guardiola nuk do të jetë trajneri i ri i Kombëtares së Italisë. Tekniku spanjoll ka refuzuar ofertën e Federatës Italiane të Futbollit, ndërsa arsyeja e vendimit të tij nuk lidhet me aspektin financiar.
Sipas gazetarit Fabrizio Romano, Guardiola e ka refuzuar mundësinë për të marrë drejtimin e “Azzurrëve” për arsye personale. Burimi thekson se kushtet ekonomike nuk kanë ndikuar në këtë vendim.
Pas largimit nga Manchester City, trajneri 55-vjeçar ka vendosur t’i kushtojë kohë familjes përpara se të vendosë se cili do të jetë destinacioni i radhës në karrierën e tij.
Refuzimi i Guardiolës e detyron Federatën Italiane të vazhdojë kërkimet për trajnerin e ri të kombëtares. Sipas raportimeve të fundit, Andrea Pirlo është kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Italisë

