Rafael Leao do ta refuzojë Fenerbahçen, Milani pret ofertë nga Galatasaray

by Nexhat

Ka raportime se Rafael Leao është gati ta refuzojë ofertën e Fenerbahçes, pasi dëshiron të luajë në Ligën e Kampionëve, ndërsa Milani shpreson që Galatasaray ta bindë për një transferim.

Si lojtari, ashtu edhe klubi janë të gatshëm t’i japin fund bashkëpunimit këtë verë, me bindjen se aventura e tij në “San Siro” ka arritur fundin dhe pa asnjë synim për të diskutuar rinovimin e kontratës.

banner

Edhe pse të dyja palët prisnin interesim të madh nga klubet evropiane, deri më tani ofertat kanë ardhur vetëm nga klubet e Ligës Profesionale Saudite dhe Superligës së Turqisë.

Sipas “MilanNews”, Leao është i gatshëm ta refuzojë ofertën e fundit të Fenerbahçes, edhe pse ajo parashikon një pagë prej 8 milionë eurosh në sezon, plus deri në 4 milionë euro të tjera në formë bonusesh të lidhura me paraqitjet.

Raportohet se reprezentuesi portugez është i gatshëm të luajë vetëm për një skuadër që do të marrë pjesë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Për këtë arsye, Milani dhe Leao shpresojnë që Galatasaray të arrijë ta bindë sulmuesin për një transferim në Turqi, sidomos pasi ai kaloi pushimet verore në këtë vend së bashku me familjen e tij.

Megjithatë, Leao vazhdon të ëndërrojë një transferim në Premierligë.

Ai shpreson që ndonjë klub anglez të paraqesë një ofertë, por deri më tani Manchester United, Arsenali dhe Liverpooli nuk kanë shfaqur interes të mjaftueshëm për ta transferuar.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy