Reali po tregohet shumë optimist për nënshkrimin e Rodrit, vijnë lajme të freskëta nga Anglia

by Nexhat

Real Madridi ka ndryshuar qëndrim dhe tashmë po e ndjek seriozisht transferimin e mesfushorit të Manchester Cityt, Rodri Hernandez, sipas një raportimi të “The Athletic”.

Madje, sipas të njëjtit raport nga gazetarët David Ornstein dhe Mario Cortegana, klubi madrilen është shumë optimist për realizimin e kësaj marrëveshjeje dhe po vepron me bindjen se Rodri do të jetë pjesë e Real Madridit sezonin e ardhshëm.

banner

Rodri dhe Manchester City pritej të nisnin bisedimet për rinovimin e kontratës pas përfundimit të Kupës së Botës, por mesfushori spanjoll nuk ka shfaqur interes të madh për ta zgjatur marrëveshjen aktuale.

Nga ana tjetër, drejtuesit e Real Madridit mbetën të impresionuar nga paraqitjet e tij në Kupën e Botës, gjë që i bëri të ndryshojnë mendim pasi fillimisht kishin përjashtuar mundësinë e transferimit të tij.

Me më shumë se një muaj të mbetur deri në mbylljen e afatit kalimtar, Manchester City pritet të hyjë në negociata me Real Madridin për kartonin e Rodrit, veçanërisht duke pasur parasysh se klubi anglez ka nisur një proces të lehtë rindërtimi pas largimit të Pep Guardiolës.

Edhe gazetari i njohur anglez, Ben Jacobs ka bërë me dije se Rodri e ka qëllim kryesor transferimin te Reali, për arsye futbolli, por edhe personale.

Tashmë, sipas Jacobs, Manchester City po pret një veprim/ofertë nga Reali për Rodrin, edhe pse dëshiron ta mbajë lojtarin – mirëpo Rodri nuk po e llogarit fare rinovimin me Cityn, duke refuzuar çdo ofertë të mundshme.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy