Haxhiu:Varri masiv në Kalludër,hap drejt zbardhjes së fatit të të zhdukurve

by Nexhat

U.D. Presidentja e Kosovës, Albulena Haxhiu, ka mirëpritur konfirmimin e gjetjes së një varri masiv në fshatin Kalludër të Zubin Potokut, duke e cilësuar atë një zhvillim të rëndësishëm në përpjekjet për zbardhjen e fatit dhe vendndodhjes së personave të zhdukur me forcë gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Haxhiu ka vlerësuar angazhimin e institucioneve që po merren me rastin.

banner

“Vlerësoj angazhimin dhe punën profesionale të ekipeve të Policisë së Kosovës, Institutit për Mjekësi Ligjore, Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Prokurorisë dhe institucioneve të tjera të drejtësisë e të sigurisë, të cilat po e trajtojnë këtë rast me përkushtim dhe përgjegjësi”, ka shkruar u.d. presidentja në Facebook.

Haxhiu ka theksuar se ky proces do ta ketë mbështetjen e saj të plotë deri në përfundimin e identifikimit të viktimave.

“Ky proces do ta ketë përkrahjen time të plotë, nga vlerësimi i gjithanshëm i lokacionit, zhvarrimi dhe ekzaminimet mjeko-ligjore, e deri te identifikimi i plotë i viktimave, gjithmonë në përpjekje për t’iu përgjigjur të drejtës së familjeve për të ditur fatin dhe vendndodhjen e më të dashurve të tyre”, ka deklaruar Haxhiu

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy