Barcelona vazhdon kërkimet për një sulmues qendre dhe emri i Fisnik Asllanit është rikthyer sërish në krye të listës së dëshirave të klubit katalanas.
23-vjeçari, i cili la përshtypje me paraqitjet e tij te TSG Hoffenheim sezonin e kaluar, prej kohësh konsiderohet një profil që i përshtatet filozofisë së lojës së trajnerit Hansi Flick. Interesimi i Barcelonës për futbollistin me origjinë shqiptare nuk është i ri, por zhvillimet e fundit kanë bërë që ai të rikthehet në fokus.
Fillimisht, drejtuesit e Barcelonës u përqendruan te transferimi i Julian Alvarez. Edhe pse raportohet se ishte arritur një mirëkuptim me sulmuesin argjentinas, Atletico Madrid nuk ka qenë i gatshëm të negociojë shitjen e një prej yjeve të saj te një rival direkt në La Liga.
Një tjetër alternativë ishte Eli Junior Kroupi i Bournemouth. Barcelona paraqiti dy oferta për talentin francez, të dyja me vlerë nën 100 milionë euro, por klubi anglez i refuzoi ato.
Tashmë situata ka marrë një kthesë tjetër. Kroupi pritet t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale në këmbë, dëmtim që do ta mbajë jashtë fushave për disa muaj. Si pasojë, Barcelona ka rikthyer vëmendjen te Fisnik Asllani, duke e konsideruar sërish si një nga objektivat kryesorë për repartin ofensiv.
Megjithatë, transferimi i tij nuk pritet të jetë i lehtë. Përveç negociatave me Hoffenheimin, Barcelona do të përballet edhe me konkurrencën e fortë të RB Leipzig, që gjithashtu synon të sigurojë shërbimet e sulmuesit.
Raportohet se vetë Asllani është i hapur për një transferim në “Camp Nou”, por mbetet të shihet nëse klubi katalanas do të arrijë të fitojë garën për firmën e tij gjatë kësaj verë

