Manchester City po shqyrton mundësinë e një tjetër përforcimi të rëndësishëm në mesfushë, ndërsa klubi anglez po planifikon ndryshime në repartin qendror.
Sipas “The Athletic”, trajneri Enzo Maresca e ka ende në listën e dëshirave mesfushorin argjentinas të Chelsea, Enzo Fernandez. Megjithatë, një marrëveshje aktualisht duket e vështirë për t’u realizuar, kryesisht për shkak të kostos së lartë të operacionit.
Manchester City pritet të ketë nevojë për të krijuar hapësirë financiare për një transferim të tillë, ndërsa shitja e Tijjani Reijnders mund të ndihmojë në sigurimin e fondeve të nevojshme.
Nga ana tjetër, Chelsea nuk ka si prioritet largimin e Fernandezit dhe synon ta mbajë mesfushorin në skuadër. Megjithatë, në rast të një oferte bindëse, klubi londinez raportohet se e vlerëson kartonin e tij rreth 120 milionë euro.
Maresca e njeh mirë Fernandez, pasi ka punuar me të gjatë periudhës së tij në drejtimin e Chelsea. Pikërisht kjo njohje mund të jetë një nga arsyet që trajneri italian po këmbëngul për transferimin e argjentinasit në Manchester.
Nëse operacioni do të realizohej, Fernandez do të ishte një tjetër investim i madh i Manchester Cityt për forcimin e mesfushës

