Fenerbahçe zyrtarizon Lukakun, shtohet konkurrenca për Muriqin  

by Nexhat

Gjiganti turk, Fenerbahçe e ka zyrtarizuar blerjen e një tjetër ylli gjatë këtij afati kalimtar.

Skuadra nga Stambolli e ka transferuar futbollistin belg, Romelu Lukaku.

banner

Lukaku u transferua nga Napoli, ndërsa mediumet italiane e turke kanë raportuar se transferimi është kompletuar për gjashtë milionë euro.

Ardhja e Lukakut do të shtojë konkurrencën për fazën e sulmit për yllin e Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, i cili gjithashtu është transferuar në Fenerbahçe gjatë kësaj vere.

Kampioni i shumëfishtë i Turqisë, gjatë këtij kampionati synon të fitojë titullin e ligës, që i mungon që nga viti 2014.

Për shkak të këtij synimi, gjatë këtij afati kalimtar ka bërë blerje të mëdha duke trasnferuar futbollistë të famshëm si Romelu Lukaku, Vedat Muriqi, Nathan Ake e Mason Greenwood

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy