Juventusi dhe Milani hidhen pas Fernandesit, portugezi ka klauzolë lirimi

by Nexhat

Ku do të përfundojë Bruno Fernandes? Kapiteni i Manchester United dhe idhulli i padiskutueshëm i tifozëve, pas spekulimeve të shumta të verës së kaluar rreth qëndrimit të 31-vjeçarit në Old Trafford dhe ofertës së majme nga skuadra saudite Al-Hilal, situata e klubit anglez mund të ndryshojë.

Sipas asaj që ka zbuluar “BBC”, Juventusi dhe Milani, së bashku me Galatasarayn, janë shumë të interesuar për transferimin e fantazistit portugez, në kontratën e të cilit është e përfshirë një klauzolë lirimi prej 57 milionë funtesh (rreth 66 milionë euro), e vlefshme për klubet e huaja, përcjell “Gazeta Express”.

banner

Mbetet për t’u parë se si do të sillet Man Utd në rast të një oferte zyrtare nga njëri prej këtyre klubeve elitare, duke qenë se refuzimi i Al-Hilal kishte ardhur nga vetë lojtari, i cili ishte ndier “i lënduar” kur drejtuesit e “Djajve të Kuq” i kishin komunikuar se vendimi, nëse duhej pranuar apo jo, do t’u takonte atyre.

Tashmë kontrata e Fernandesit ka hyrë në vitin e fundit të vlefshmërisë (skadon në verën e vitit 2027), megjithatë ekziston një opsion për vazhdimin e saj edhe për një sezon tjetër.

Deri tani – dhe kjo është befasuese – nuk është arritur asnjë marrëveshje për zgjatjen e kontratës.

Sipas asaj që raportojnë mediat angleze, dëshira e ish-lojtarit të Udineses është të qëndrojë aty ku është, ndoshta edhe deri në fund të karrierës.

Ai dëshiron të luftojë për trofe me United dhe, aktualisht, qëndrimi i tij është i njëjtë.

Por klubi po përpiqet t’i kontrollojë fondin e pagave dhe një largim i portugezit mund të lehtësonte situata të tjera.

Marcus Rashford, për shembull, është lojtari më i paguar i skuadrës, por largimi i kapitenit 31-vjeçar do t’i jepte klubit më shumë hapësirë financiare.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy