Shkëndija është eliminuar nga kualifikimet europiane për këtë sezon.
Ekipi shqiptar i dha fund aventurës në raundin e tretë kualifikues në Ligën e Konferencës,
Ekipi tetovar barazoi pa gola 0:0 në Shkup sonte nga Hibernian, por humbja 2:1 në javën e kaluar në Skoci ishte vendimtare.
Hibernian e kishte eliminuar paraprakisht edhe Malishevën, kurse tani është vetëm një hap larg sigurimit të fazës së Ligës në Ligën e Konferencës.

