Yan Diomande mahnit Real Madridin, impresionon stafin dhe lojtarët

by Nexhat

Yan Diomandé ka nisur të lërë përshtypje të mëdha te Real Madridi, pavarësisht se është ende në fazat e para të aventurës së tij me klubin spanjoll.

Sipas ESPN, sulmuesi i ri po impresionon ndjeshëm si stafin teknik, ashtu edhe bashkëlojtarët në Madrid. Niveli i tij dhe potenciali i madh që posedon kanë befasuar njerëzit brenda klubit.

banner

Diomandé po vlerësohet për cilësitë individuale, intensitetin dhe aftësinë për të bërë diferencën në fazën sulmuese. Paraqitjet e tij në stërvitje kanë bërë që te Real Madridi të krijohet bindja se bëhet fjalë për një lojtar me potencial të jashtëzakonshëm për të ardhmen.

Stafi teknik po e ndjek nga afër zhvillimin e tij, ndërsa edhe lojtarët e skuadrës janë impresionuar nga niveli që ka treguar.

Real Madridi vazhdon strategjinë e investimit te talentet e rinj dhe Diomandé shihet si një tjetër projekt i rëndësishëm për të ardhmen e klubit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy