Manchester City ka paraqitur të hënën një ofertë zyrtare te Chelsea për transferimin e mesfushorit Enzo Fernandez gjatë këtij afati kalimtar veror.
Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, shkroi në llogarinë e tij në rrjetin “X”:
“Lajm i fundit: Manchester City i ka bërë një ofertë zyrtare Chelseat për transferimin e Enzo Fernandez!”
Romano shtoi: “Manchester City ka kontaktuar zyrtarisht me Chelsean për herë të parë këtë verë, për të nisur negociatat për transferimin e Enzo Fernandez dhe bisedimet janë aktualisht duke vazhduar.”
Eksperti i transferimeve përfundoi: “Lojtari argjentinas është në pritje të vendimit përfundimtar nga bisedimet mes dy klubeve. Marrëveshja është ende e mundshme”.
Enzo Fernandez iu bashkua Chelseat nga Benfica, derisa më parë kishte luajtur për River Platen në Argjentinë.

