Konfirmohet më në fund, Liverpooli e zyrtarizon yllin e PSG-së, Bradley Barcolan

by Nexhat

Liverpooli ka konfirmuar zyrtarisht të hënën pasdite transferimin e Bradley Barcolas.

Kërkimi i gjatë i “The Reds” për 23-vjeçarin më në fund ka marrë fund, pas javësh pritjeje nga tifozët, me reprezentuesin e Francës që i është bashkuar Liverpoolit nga Paris Saint-Germain në prag të ditës së fundit të afatit kalimtar.

banner

The Athletic ka raportuar se tarifa e transferimit është 106 milionë funte, plus 17 milionë funte të tjera të mundshme në formë bonusesh, ndërsa anësori ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare në “Anfield”.

Në orën pasditen e së hënës, Liverpooli konfirmoi përmes faqes së tij zyrtare se ka përfunduar transferimin e Barcolas, në pritje të lejes ndërkombëtare, pasi francezi i kishte kaluar me sukses testet mjekësore gjatë 24 orëve të fundit.

Klubi nga Merseyside bëri të ditur gjithashtu se sulmuesi do ta mbajë fanellën me numrin 29 te “The Reds”, të njëjtin numër që mbante edhe te PSG-ja, ndërsa Barcola shprehu kënaqësinë e tij të madhe pas zyrtarizimit të transferimit.

“Është një krenari e madhe të kem mundësinë të luaj për Liverpoolin. Jam shumë i lumtur. U desh shumë kohë, por sot jam vërtet shumë i lumtur që mund të luaj për Liverpoolin dhe gjithçka që dua është të jem në fushë dhe të luaj. Shpresoj të arrij gjëra shumë të mëdha. Para së gjithash, të fitoj Premierligën – është një nga ëndrrat e mia më të mëdha në jetë. Dua ta bëj këtë dhe të qëndroj në këtë ekip për një kohë të gjatë – kjo është arsyeja pse nënshkrova një kontratë afatgjatë – dhe shpresoj se do t’ia dal”, tha ai.

Ka marrë mjaft kohë, por Liverpooli më në fund e ka sjellë Barcolan në klub dhe, ndryshe nga rasti i Alexander Isak 12 muaj më parë, “The Reds” nuk u desh të prisnin deri në orët e fundit të ditës së fundit të afatit kalimtar që transferimi të konfirmohej.

Me një tarifë fillestare prej 106 milionë funtesh, e cila mund të shkojë deri në 123 milionë funte, francezi është bërë transferimi i dytë më i shtrenjtë në historinë e Liverpoolit.

Për këtë arsye, pritshmëritë janë të mëdha që ai të ketë një ndikim të menjëhershëm te skuadra e Andoni Iraolas, duke nisur me ndeshjen ndaj Ipswich të premten mbrëma.

Fakti që transferimi u kompletua sot do t’i japë Barcolas kohë të stërvitet me Andoni Iraolan para sfidës në “Portman Road”.

 Kështu, shpresohet që 23-vjeçari të ketë arritur të familjarizohet sadopak me skemën dhe idetë taktike të trajnerit deri atëherë.

Barcola mbërrin te Liverpooli si dy herë fitues i Championsit, pasi ka shënuar 39 gola në 152 paraqitje për PSG-në. Ai tashmë është dëshmuar në skenën më të madhe të futbollit evropian, ndaj tifozët e Liverpoolit natyrisht që janë të emocionuar për të parë se çfarë do të mund të prodhojë francezi në Merseyside.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy