Marrëveshja e Tregtisë së Lirë EFTA-Kosova hyn në fuqi nga 1 tetori, ambasada zvicerane: Do krijojë mundësi të reja për bizneset

by Nexhat

Ambasada e Zvicrës në Kosovë, ka bërë të ditur se me 1 tetor, do të hyjë në fuqi Marrëveshja e Tregtisë së Lirë EFTA (Zvicrës, Islandës, Lihtenshtajnit dhe Norvegjisë) –Kosovë.

Në postim thuhet se, kjo marrëveshje do të krijojë mundësi të reja për bizneset dhe do forcojë lidhjet ekonomike, përcjell Gazeta Express.

banner

Postimi:

Një kapitull i ri në marrëdhëniet tregtare: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë EFTA–Kosovë hyn në fuqi më 1 tetor 2026!

Marrëveshja e Tregtisë së Lirë ndërmjet EFTA-s (Zvicrës, Islandës, Lihtenshtajnit dhe Norvegjisë) dhe Kosovës do të hyjë në fuqi më 1 tetor 2026, duke krijuar mundësi të reja për bizneset dhe duke forcuar lidhjet ekonomike.

Sot, Këshilli Federal Zviceran miratoi ndryshimet e nevojshme për zbatimin e marrëveshjes — një hap i rëndësishëm drejt forcimit të marrëdhënieve tregtare dhe krijimit të mundësive të reja për bizneset.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy