AGK shpreh ngushëllime për vdekjen tragjike të Laurent Krasniqit

by Nexhat

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka shprehur ngushëllime pas vdekjes tragjike të Laurent Krasniqi.

Laurenti për disa vite kishte punuar si kameraman në disa prej mediave në Kosovë, përfshirë T7, TV Dukagjini dhe Tëvë1. Sipas AGK-së, Krasniqi ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në skenën mediale në vend, ndërsa do të kujtohet për profesionalizmin dhe kolegialitetin e tij.

banner

 “Laurenti ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në skenën mediale me punën e tij profesionale, dhe do të kujtohet për kolegialitetin e pashoq tek i gjithë komunitetit medial në vend”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të AGK-së.

AGK-ja u ka shprehur ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe të gjithë kolegëve që kanë punuar me të.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy