Propozimi i Bekim Sejdiut për president, Osmani: U krijua propagandë

by Nexhat

sh-presidentja e Kosovës, njëherësh deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani tha se emri i Bekim Sejdiut përfaqëson një president konsensual jo partiak që do të mbronte Kushtetutën e vendit dhe do të fuqizonte aleancat me miqtë ndërkombëtarë.

Osmani, në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, tha se pas këtij propozimi u krijua një propagandë sikurse LDK ka pranuar një ‘njeri të Vetëvendosjes’,

banner

“Ne kemi propozuar një president konsensual, jo partiak, i cili do ta mbronte Kushtetutën do të siguronte respektimin e integritetit të vendit tonë, do të krijonte balanca demokratike dhe në bazë të përvojës që e kemi edhe ne me profesor doktor Bekim Sejdiun, do të ruante aleancat, do të fuqizonte aleancën me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të mbronte sigurinë kombëtare të vendit tonë dhe në veçanti do të dinte të përballej me Serbinë ashtu siç duhet të përballet një president i Republikës së Kosovës. Fatkeqësisht, këtu u krijua një lloj propagande e tmerrshme se kinse ne e kemi pranuar një njeri të Vetëvendosjes”, tha ajo.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy