Akuzat për 53-milionëshin, Lekaj ndihet i pafajshëm: S’kam asgjë për të shtuar

by Nexhat

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë po mbahet seanca e radhës në procesin gjyqësor të njohur si rasti i “53-milionëshit”.

Në këtë rast, ish-ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, po përballet me akuza që lidhen me pagesën shtesë prej 53 milionë eurosh për kompaninë “Bechtel-Enka”, në kuadër të projektit të autostradës “Arbën Xhaferi”.

banner

Gjatë seancës së sotme, Lekaj është deklaruar i pafajshëm lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij.

“Nuk kam asgjë për të shtuar”, është shprehur Lekaj para trupit gjykues, duke qëndruar në deklarimin e tij për pafajësi.

Procesi gjyqësor për këtë rast po vazhdon me shqyrtimin e pretendimeve të prokurorisë dhe provave të paraqitura para gjykatës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy