GJAKOVË/ Gjendet i vdekur një 49-vjeçar, deklarohet Policia: Është iniciuar rasti ‘‘hetim i vdekjes’’

by Nexhat

Policia e Kosovës ka njoftuar se mesditën e sotme në Gjakovë, një person është gjetur i vdekur.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi.

banner

Kjo e fundit ka shtuar se në konsultim me prokurorin, është iniciuar rasti ‘’hetim i vdekjes’’.

‘’Sot, rreth orës 12:20, në rrugën “Rrustem Berisha” në Gjakovë është gjetur pa shenja jete viktima mashkull, i lindur në vitin 1977. Vdekja e tij është konstatuar nga personeli mjekësor në vendin e ngjarjes. Njësitet e nevojshme policore dhe kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, në konsultim me të cilin është iniciuar rasti “Hetim i vdekjes”, përderisa trupi i pajetë i viktimës dërgohet për ekzaminim mjeko‑ligjor’’, thuhet nga policia

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy