Vdekja e 27-vjeçarit te objekti në ndërtim, 30 ditë paraburgim për të dyshuarin

by Nexhat

Gjykata Themelore në Mitrovicë – Dega në Zubin Potok ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj të pandehurit me inicialet B.B, në lidhje me vdekjen e 29-vjeçarit, Bajram Selimi, i cili më 1 shtator humbi jetën gjatë punës në një objekt në ndërtim në Zubin Potok.

Kërkesa për caktimin e  paraburgimit ishte paraqitur nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

banner

Lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar Gjykata Themelore në Mitrovicë, duke bërë të ditur se të pandehurit i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

“Të pandehurit B.B. i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 (tridhjetë) ditësh, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale ‘Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”-thuhet në përgjigjen e gjykatës.

Sipas gjykatës, masa e paraburgimit llogaritet nga 1 shtatori 2026 dhe do të zgjasë deri më 1 tetor 2026.

29-vjeçari ishte rrëzuar nga objekti në ndërtim i stacionit policor në Zubin Potok dhe, pavarësisht se ishte dërguar në spital, nuk kishte arritur t’u mbijetonte plagëve.

Lajmin për KosovaPress e kishte konfirmuar Erduan Baliqi nga Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës në Mitrovicë-Veri, i cili kishte thënë se rasti kishte ndodhur rreth orës 10:00.

“Ishte duke punuar në objektin që është duke u ndërtuar për stacion policie, në Zubin Potok. Është dërguar në spital, mirëpo aty ka ndërruar jetë”, kishte deklaruar Baliqi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy