Pavarësisht subvencionimit të teksteve shkollore nga Ministria e Arsimit, librat e përdorur vazhdojnë të shiten në rrjetet sociale, me çmime nga 20 deri në 60 euro.
Në njoftimet e prindërve, librat për nxënësit nga klasa e parë deri në të nëntën ofrohen në varësi të klasës dhe gjendjes së tyre, ndërsa interesimi për blerje nuk mungon.
Eksperti i arsimit, Rinor Qehaja, thotë se kjo problematikë është shfaqur që nga fillimi i subvencionimit të drejtpërdrejtë për prindërit
Edhe drejtori i SHFMU “Pavarësia” në Prishtinë, Halil Braha, thotë se librat e klasave të ulëta shpesh bëhen të papërdorshëm pasi plotësohen nga nxënësit.
Ndërkohë, mbetet e paqartë se sa libra të përdorur përfundojnë te nxënësit e tjerë dhe sa nga subvencionet përdoren për blerjen e teksteve të reja

