DEÇAN/ Ramosaj pret kolonel De Blasin nga Komanda Rajonale Perëndimore e KFOR-i

by Nexhat

Kryetari i Komunës, z. Bashkim Ramosaj, priti në takim Kolonelin Giuseppe De Blasi, Komandant i Komandës Rajonale Perëndimore (RC-W) të misionit KFOR të udhëhequr nga NATO.

Gjatë takimit u diskutua për çështje me rëndësi për Komunën e Deçanit dhe qytetarët e saj, me theks të veçantë në bashkëpunimin ndërmjet Komunës dhe KFOR-it.

banner

Në kuadër të këtij bashkëpunimi, u diskutua edhe për renovimin e Urës së Gushavcit, një ndërhyrje e rëndësishme për përmirësimin e infrastrukturës dhe lehtësimin e qarkullimit për banorët e kësaj zone.

Kryetari Ramosaj shprehi mirënjohjen për KFOR-in dhe kontributin e vazhdueshëm në mbështetje të Komunës së Deçanit, duke vlerësuar bashkëpunimin dhe gatishmërinë për të kontribuar në projekte në interes të qytetarëve.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy